Lajme

11 June 2018

Shakira: Rrezikoja të humbisja zërin por u luta dhe arrita ta shërohem pa operacion

Pas shtyrjes shtatëmujore, Shakira ka nisur turneun “El Dorado” duke performuar hitet e saj që nga fillimet e karrierës. Në një intervistë për BBC Shakira ka treguar se muajt e fundit kanë qënë shumë të vështira për të.

“Kam pasur dëmtim në kordat e zërit. Mund ta imagjinoni, në një moment nuk kam qenë e sigurt nëse do të mund të dal përsëri përpara njerëzve dhe t’i këndoj këngët e mia. Mrekullisht, pavarësisht gjithë parashikimeve të mjekëve, jam shëruar pa intervenim. Të gjithë më thoshin se është dashur të operohem. Jam lutur. Kisha harruar të lutem, mirëpo kur kaloni periudha të vështira, menjëherë ju kthehet besimi. Ia premtova Zotit se nëse përsëri do të mund ta përdor zërin tim, do të festoj çdo natë dhe pikërisht këtë po e bëj”, ka përfunduar Shakira.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com