Lajme

13 September 2018

Shpallet lista e të nominuarve në American Music Awards 2018, Bebe Rexha dhe Dua Lipa dy nga të nominuarat

Është pothuajse koha për tapetin e kuq të eventit American Music Awards

Kane Brown, Ella Mai, Normani dhe Bebe Rexha sapo zbuluan nominimet për American Music Awards 2018.

Nominimet e këtij viti janë të bazuara në ndërveprimet kryesore të fansave, duke përfshirë shitjet e albumeve dhe të këngëve dixhitale, si dhe turnetë e koncerteve.

Masat janë ndjekur nga Billboard dhe partnerët e saj të të dhënave, duke përfshirë Nielsen Music dhe Next Big Sound, duke pasqyruar periudhën kohore prej 15 gusht 2017 deri më 9 gusht 2018.
ABC do të transmetojë shfaqjen vjetore të shpërblimeve nga “Microsoft Theatre” në LA më 9 tetor në orën 20:00.

Edhe këtë edicion të AMA shqiptarët kanë me nga se të krenohen, kjo pasi dy këngëtare shqiptare të suksesshme në tregun ndërkombëtar, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë arritur të nominohen në disa prej kategorive.

Dua gjendet e nominuar në një kategori, atë të “Artisti i ri më i mirë i vitit”.
Ndërkohë, Bebe Rexha e cila ndryshe nga dy shqiptaret tjera Rita Ora dhe Dua Lipa, kishte më pak nominime në MTV Video Music Awards – këtë herë është ajo e cila triumfon për nga numri i nominimeve, kjo pasi për të janë rezervuar dy vende në çmimet e edicionit të këtij viti në American Music Awards.

Bebe Rexha është e nominuar për çmimet “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Country”, për këngën e saj të suksesshme “Meant to be”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me grupin Florida Georgina Line.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com