Lajme

13 February 2019

Shtatë vjet nga kënga që i ndryshoi jetën Rita Orës

Këngëtarja me prejardhje shqiptare arriti majat e tregut britanik në vitin 2012, me publikimin e këngës së saj shumë të suksesshme “Hot Right Now”.

Ishte pikërisht kjo këngë në bashkëpunim me DJ Fresh, shtatë vite më pare që i dha asaj njohje ndërkombëtare, duke i hapur dyert e realizimit edhe të shumë projekteve tjera të suksesshme.
Rita ka kujtuar ditëlindjen e shtatë të kësaj kënge, përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“7 vjet! Gëzuar ditëlindjen “Hot Right Now”. Kjo këngë ma ndryshoi jetën time dhe unë jam aq mirënjohëse për fansat e mi që ishin me mua që nga fillimi. Ju dua të gjithëve, mirënjohëse për ju dhe për të jetuar ëndrrën time çdo ditë. Shihemi në turne”, ka shkruar Rita Ora.

Në po të njëjtin vit, këngëtarja shqiptare publikoi albumin e saj të parë “ORA”, i cili e renditi edhe më lartë në top listat britanike dhe amerikane.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com