Lajme

21 September 2018

Si na paska shpëtuar… Dj Sardi është vëllai i spikeres së njohur

Këngëtarja e njohur shqiptare Irma Libohova ka zbuluar disa informacione që nuk i kemi ditur më parë për dy artistët e njohur shqiptar, DJ Sardi dhe Ulis Kraja.

Ajo ka shkruar në Instagram, se baballarët e të dyve, (Agim Krajka, Flamur Shehu) kanë gjurmën e tyre në historinë e muzikës së lehtë shqiptare.

“Fëmijëria e të dyve ka rrugëtuar gjatë me mua. E sot, i shoh djem te rritur, artistë të mirë. Ju uroj suksese çuna!♥️♥️”, shkruan Irma.
Por teksa këngëtarja rrëfen historinë e fëmijërisë së Sardit, kur e ëma e mbyllte në dhomë e bashkë me Irmën pastaj pinin kafe e qepnin fustane, një tjetër detaj është zbuluar për DJ e njohur shqiptar.
Sardi është vëllai nga babai i spikeres së njohur të lajmeve Fjoralba Mishaxhi, e cila gjithashtu është vajza e Flamur Shehut.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com