Lajme

07 November 2017

Sia surprizon me postimin e fundit, foton e saj nudo

Këngëtarja australiane Sia, ka postuar një foto nudo në rrjetet sociale, këtë e ka bërë si kundërpërgjigje ndaj një kompanie paparacësh e cila e kishte kërcenuar se nëse nuk i dërgonte një shumë të caktuar do t’i publikonin foton nudo ne rrjetet sociale.

Por këngëtarja e talentuar australiane i është kundërpërgjigjur në një mënyrë që nuk pritej, duke e postuar vetë foton nudo, në adresën e saj në Twitter.

“Dikush po përpiqet t’u shesë fansave të mi foto të miat nudo. Mos shpenzoni para kot, ja ku e keni falas. Çdo ditë është Krishtlindje,” shkroi ajo. Pas këtij postimi pati shumë komente të fansave të artistes të cilët kishin zgjedhur meme të ndryshme për të treguar reagimin e tyre.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com