Lajme

14 February 2018

Sipas Ermal Mamaqit këngët e Elvana Gjatës një dedikim për ….

Elvana Gjata ka qenë vëmendja e mediave rozë pasi u rikthye fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Koncerti i saj recital në mbrëmjen e 3 shkurtit ku të ftuarit ishin të përzgjedhur u pasua nga një album me këngë të reja. Një pjesë e mirë e fansave pas publikimit të këngëve kanë menduar se janë dedikim nga Elvana për Flori Mumajesin.

Madje ka qënë edhe Ermal Mamaqi i cili ka publikuar një pjesë të një prej këngëve të Elvana nga EP3 në Instagramin e tij, me një mbishkrim që i përforcon akoma dhe më tepër mendimet e krijuara.

“Shkruaj emrin e ishit… do i bëhet qefi”, shkruan Ermali bashkëngjitur këngës “Gjërat kanë ndryshuar”.

shkruaj emrin e ishit… do i bëhet qefi😂😂😂

Un post condiviso da Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) in data:

|

Leave a Reply