Lajme

31 July 2017

Skena e Tomorrowland përfshihet nga flakët

Më shumë se 22 mijë njerëz u evakuan, nga një festival që po zhvillohej në afërsi të Barcelonës, pasi flakët e fuqishme përfshinë pjesën më të madhe të skenës kryesore. Arsyeja e zgjarit është një keqfunsionim teknik, kanë sqaruar në Facebook përfaqësuesit e eventit muzikor.

Fotot dhe videot e postuara në mediet sociale tregojnë mjaft qartë kaosin që shpërtheu, pasi zjarri pushtoi skenën dhe bëri që me mijëra t’ia mbathin me vrap.

Famirësisht, asnjë i person nuk është lënduar, falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë së festivalit.

Ndërkohë, fansat e shumtë të koncertit shprehën zhgënjimin e tyre për shfaqjen e humbur, ku do të dëgjonin artistë si DJ Steve Aoki, DJ Ingrosso dhe Afrojack si dhe për mosdëmshpërblimin e biletave të tyre.
Tomorrowland ka anuluar edhe koncertet në Taiwan për t’u siguruar që askush nuk do të dëmtohej.

|

Leave a Reply