Lajme

05 April 2018

Skenë e sikletshme në familjen mbretërore në Spanjë, mes mbretëreshës Letizia dhe vjehrrës diçka nuk shkon

Mbretëresha e Spanjës dhe mbretëresha e saj janë zënë në një skenë shumë të sikletshme nga kamerat gjatë Meshës së Pashkëve.

Xhirimi i fundit i familjes mbretërore të Spanjës, ka zbuluar se marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes janë të acaruara.
Kjo vërehet kur Sofia, ish-mbretëresha e Spanjës, përqafon dy mbesat e saj, teksa nusja e saj, mbretëresha Letizia, bën një gjest të pahijshëm teksa mundohet të largojë dorën e vjehrrës nga supi i vajzës së saj.
Ky gjest ka treguar haptazi se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të tensionuara.

Kjo situatë ka vënë në siklet edhe 12-vjeçaren Leonora, e cila ka shikuar shtrembër mamanë e saj, teksa më pas ka hequr edhe dorën e gjyshes.

Mbreti spanjoll Felipe ngeli gjithashtu i sikletosur nga kjo situatë, ndërsa u përpoq më pas që ta qetësojë nënën dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, pas Meshës së Pashkëve, familja u pa e bashkuar së bashku duke festuar në “harmoni dhe të lumtur”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com