Lajme

19 October 2018

Soni Malaj eksperimenton në prezantim!

Në intervistën e saj për ‘Pasditja ime’, Soni tha se do të prezantoj ”Miss Globe” konkurset më të rëndësishme për sa i përket të bukurës.  dhe sfida e saj më e madhe në këtë garë është që do prezantojë vetëm.

Ndërsa për konceptin që ka për të bukurën, Soni tha “Për femrën është shumë e çuditshme se sa relative mund të jetë bukuria. Përgjithësisht kam vënë re që ka pasur femra shumë të bukura por nuk kanë pasur vetëbesim dhe sikur është rrëzuar ajo bukuri”.

“Kam parë femra të tjera që nuk mund të jenë më të bukurat, por qasja në publik me njerëzit, vetëbesimi, delikatesa dhe humori kanë të bëjnë në atë që do të thotë ‘e bukur’. Nuk është klishe ajo që ‘një personalitet i bukur e rrit më shumë bukurinë’. Tek kjo shkoj dhe unë, sidomos tek femrat vetëbesimi ka të bëjë shumë”, u shpreh ajo.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com