Lajme

06 June 2018

Soni Malaj publikon “En La Intimidad” në bashkëpunim me këngëtarin latin Jowell

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këngëtarja Soni Malaj ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin latin Jowell. Kënga “En La Intimidad” vjen në gjuhën spanjolle ndërkohë që videoklipi i saj është xhiruar në Shqipëri.

Si vetë titulli i këngës “Në intimitet”, Soni shfaqet shumë pranë këngëtarit latin. Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, Jowell tha se është nder të punosh me Sonin duke e quajtur yll muzikor.

Për këngëtaren Soni Malaj, “En La Intimidad” ishte kënga më e vështirë për të cilën ajo ka punuar në karrierën e saj muzikore.

“Nuk ka qënë e thjeshtë! Është një këngë shumë e thjeshtë kur e mendon, por ka qënë kënga më e komplikuar e jetës sime, pasi vetëm në anën teknike, mund ta kem inçizuar mbi 5 ose 6 herë. Për një sekuencë të vogël që nuk ishte baraz me tregun ndërkombëtar, më kërkonin ta përpunoja sërish”, është shprehur këngëtarja.

Mësohet se ajo do të publikojë edhe tre këngë të tjera me Jowell, në gjuhën frënge.

#newmusicalert #enlaintimidad @jowellgram

Un post condiviso da S🔴N☝🏻 ♏️A💪🏻AJ ☀️ (@soni_malaj) in data:


|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com