Lajme

13 February 2019

Sot, dita ndërkombëtare e RADIO-s!

Shumë risi mediatike vijnë e me kalimin e kohës zëvendësohen nga të tjera risi.

Gazeta është zëvendësuar nga portalet online, televizionit po ia merr fronin YouTube-i, ndërsa Radio vazhdon të mbetet dashuria e parë e cila i reziston kohëve, sidomos me zhvillimin e teknologjisë si: live stream, dëgjim online etj.

Si u bë 13 shkurti dita ndërkombëtare e radios?

UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emertuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në fjalët e tij për radion ka pohuar se radioja luan një mision të mirëfilltë në argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

Let’s celebrate with 103.1 FM!

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com