Lajme

12 July 2018

Sportisti i njohur shqiptar martohet me të dashurën zviceriane

Valon Behrami i jep fund beqarisë.
Mesfushori i kombëtares zvicerane i ka thënë “Po” kurorëzimit me skiatoren e famshme të Zvicrës, Lara Gutin, me të cilin ka një vit që janë të lidhur.
Futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në “Instagram” teksa shihet i veshur në kostum të zi e pranë tij gjendet Gutin e veshur me fustan të bardhë në një ambjent shumë romantik.
“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”,-ka shkruar ndër të tjerash Behrami në rrjetet sociale.
Kjo është hera e dytë që Behrami dërgon një të dashur në altar, pasi 33-vjeçari tashmë ka qenë i martuar me Elena Bonzanni, me të cilën ka vajzën Sofia Behrami.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com