Lajme

11 January 2019

Stampojnë dashurinë e tyre, ndërkohë mohojnë që janë në një lidhje

Prej disa javësh tashmë, është raportuar se reperi i njohur Fero është i lidhur me modelen bukuroshe, Arbenita.

Para pak ditësh u kapën mat teksa ndodheshin së bashku në aeroportin e Zvicrës, duke konfirmuar zërat se ata janë së bashku. Ndonëse në një intervistë të mëparshme kur u pyet për marrëdhënien me Arbenitën, Fero u shpreh se e kishte vetëm shoqe, ka ardhur reagimi i fundit nga modelja.

Bukuroshja ka publikuar për herë të parë një foto së bashku me Feron, ku ata shihen shumë afër njëri-tjetrit dhe Arbenita i ka vendosur atij dorën mbi faqe. Në një foto të publikuar në muajin dhjetor, modelja simpatike shqiptare mban në qafë një varëse në formë medalioni në të cilën shkruhet emri i saj dhe i reperit: “Fero, Nita”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com