Lajme

14 June 2018

Stilisti i “Dolce&Gabbana” e quan “të shëmtuar” Selena Gomez dhe të gjithë kthehen kundër tij

Selena Gomez është vazhdimisht në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj publike, pa harruar këtu edhe historinë e saj të dashurisë me këngëtarin e njohur Justin Bieber. Mirëpo së fundmi Selena është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve pas një deklarate të papritur nga stilisti i famshëm i markës “Dolce&Gabbana”, Stefano Gabbana.

Ai ka komentuar në profilin e “The Catwalk Italia” në një prej postimeve ku shfaqej Selena në versione të ndryshme me fustan të kuq duke u shprehur se ajo është “e shpifur”. Madje si për ta përforcuar mendimin e tij stilisti i njohur ka komentuar përsëri duke konfirmuar mendimin e një prej ndjekësve, i cili thotë se Selena i ngjan qenit të racës Pomeranian.

Diçka e tillë nuk është pritur aspak mirë nga fansat e këngëtares të cilët kanë shpërthyer me kritika ndaj stilistit në rrjetet sociale.

“Unë jam italian dhe kërkoj falje për atë që Stefano Gabbana ka thënë, ai është i mbaruar. D&G vetë është e bukur, por ai vetë është i shëmtuar, i shpifur. Selena është një nga vajzat më të bukura në botë. Nuk e them unë,por një botë e tërë”, shkruan një prej komentuesve në Twitter.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com