Lajme

10 July 2018

Stresi ndahet nga e fejuara? Ja detaji që ngriti spekulimet

Stresi i habiti të gjithë në momentin kur zyrtarizoi në fejesë lidhjen e tij të dashurisë me Kejsin. Reperi çdo ditë na ka treguar se është i dashuruar kokë e këmbë me të fejuarën e tij ku vazhdimisht nuk ka ngurruar të publikojë edhe dedikimet romantike për të.

Mirëpo duket se gjërat nuk po shkojnë siç duhet pasi në një status të publikuar së fundmi nga Stresi  në rrjetin social Instagram janë ngritur dyshimet se në marrëdhënien e tyre mund të ketë ndodhur një krisje.

 

“E di pse ndonjëherë mbetemi të zhgënjyer? Sepse besojmë se të tjerët janë të gatshëm të bëjnë atë që ne do bënim për ta”, shkruan Stresi krahas  fotos së tij.

Ky status por dhe fakti që Stresi prej disa ditësh është me pushime me shoqërinë e tij dhe Kejsi nuk duket askund na i shtojnë akoma më shumë dyshimet se me shumë mundësi ata janë ndarë. Gjithashtu ai ka fshirë nga rrjetet sociale edhe fotot e tyre të përbashkëta. Të jetë e vërtetë ndarja e tyre?

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com