Lajme

19 November 2018

Suada Sherifi pranon ndërhyrjet në fytyrë: Bëj çfarë të dua për sa kohë ndihem mirë me veten

Suada Sherifi në vitin 2005 ka fituar çmimin e femrës më të bukur shqiptare dhe duhet ta pranojmë që edhe pse vitet kanë kaluar, ajo vazhdon të mbetet një nga vajzat më të bukura shqiptare.

Por ish-Missi shqiptar nuk e mohon faktin se ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë Suada përmes një postimi në Instastory. Ka qenë një ndjekëse, e cila i ka shkruar: “Sa keq që të kapi edhe ty kjo sëmundja e pasigurisë”, dhe një komenti të tillë, ajo ka vendosur ti kundërpërgjigjet.

“Unë bëj çfarë të dua për sa kohë ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë! S’po rri të bëj si nëna natyrë këtu, por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë, se nuk kam pasur nevojë. Por as jam penduar për çfarë kam bërë”, shkruan në postimin e saj Suada.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com