Lajme

09 February 2018

Supermodelja Gigi Hadid sjell tendencat e verës edhe në dimër

Supermodelja Gigi Hadid, është fotografuar në New York me një look totalisht “veror”.

Golf ngjyrë blu të lehtë, pantallona të bardha të kombinuara me një xhaketë ngjyrë të kaltër, e bënë Gigin të dukej e mahnitshme. Ngjyra e bardhë dhe e kaltër, të cilat cilësohen si ngjyra verore, duken shumë bukur tek Hadid edhe përgjatë stinës së ftohtë të dimrit.

Por sigurisht që në look-n e saj nuk kanë munguar edhe aksesorët, syzet e vogla të cilat janë trendi i momentit, si dhe flokët e mbledhura pas.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com