Lajme

11 July 2018

Tani që Justin u fejua, Selena Gomez ka një mesazh për të…

Gjithçka ndodhi kaq shpejt sa duket e pabesueshme që Justin Bieber e harroi Selena Gomez dhe u fejua me Hailey Baldwin. Pas propozimit romantik të gjithë e përqëndruan vëmendjen tek Selena dhe reagimi i saj.

Një burim i afërt me këngëtaren tha se asaj nuk i intereson më se çfarë ndodh me Justin pasi është një kapitull i mbyllur. Selena Gomez u shfaq për herë të parë pas lajmit të fejesës së ish-të dashurit dhe fytyra e saj tregon gjithçka.

Ajo u shfaq e buzëqeshur, e veshur sportive me pantallona gri, atlete të bardha dhe një T-shirt të zezë Storets, në të cilën shkruhej një mesazh.

“Vetëm të fortët mbijetojnë”, shkruhej në bluzën e saj dhe duket se ishte një mesazh drejtuar Justin.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com