Lajme

05 June 2017

Taylor Swift gjen të dashur të ri?

|
By
|
0 Comment
|

Gjërat duket se po bëhen serioze për Taylor Swift dhe të dashurin e saj të ri.Ylli 27 vjeçare e muzikës dhe i dashuri i saj 26 vjeçari, Joe Alwyn janë parë teksa kaloninin kohë së bashku ditëve të fundit në Nashville.Fotografitë e reja të publikuara të çiftit shfaqin momentin kur të dy shijojnë kafenë e mëngjesit në një balkon në qytetin e Tennessee.Të dy duket se po e shijojnë praninë e njëri-tjetrit deksa duket se janë shumë të relaksuar e të veshur me veshje sportive.Çifti i ri sipas raportimeve të mediave rozë ka kaluar kohë edhe në New York.
Edhepse kjo romancë është akoma shumë e re për publikun, duket se jo edhe aq për shoqërinë e Swift, Selena Gomez dhe Gigi Hadid kanë kaluar kohë me të dashurin e ri të mikes së tyre.
Swift dhe Alwyn janë parë së bashku në publik më 1 qershor derisa po hypnin në një aeroplan privat për të udhëtuar drejt Londrës.
Të dy në ato fotografi shiheshin se nuk donin të dalloheshin e të vëreheshin veçanërisht nga paparacët andaj edhe përpiqeshin të fshiheshin poshtë veshjeve sportive shumë të gjera.
“Sigurimi i Taylor e ka “mision” që ta ruajë atë dhe lidhjen e saj që të mos bëhet publike. Ajo shëtitet rrugëve të Londrës me Joe duke u fshehur poshtë shallave dhe kapeleve. Ndoshta shumë i kanë kaluar pranë yllit të muzikës, por nuk e kanë njohur”.

Po ashtu thuhet se Alwyn dëshiron të jetojë në Amerikë për të qenë më afër fitueses së çmimit Grammy.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com