Lajme

14 June 2019

Taylor Swift i dedikon këngë urrejtjes në rrjetet sociale

Taylor Swift rikthehet me një këngë të re për fansat e saj të cilët këta të fundit janë gëzuar pa masë.

Prodhimi i saj më i fundit muzikor ishte kënga me titullin “Me”, e cila ka qenë për disa javë dhe vazhdon të jetë pjesë e MCN Chart në MCN Radio, në kontinente dhe Chart-e të ndryshme.

Taylor e cila u kritikua shumë për performancën e saj live të “Me” në skenën e Billboard, për shkak se akuzohej nga fansat se kishte kopjuar Beyonce, më të fund ka sjellë një këngë të re.

“YOU NEED TO CALM DOWN”, i dedikohet urrjetjes në rrjetet sociale, negativitetit të shpërndarë aty dhe sherret që nisin online.

“Kam parë shumë njerëz të ndryshëm në shoqërinë tonë, të cilët harxhojnë shumë energji dhe kohë për të shprehur negativitet në rrjetet sociale, dhe kjo më bëri t’u them ‘ju duhet thjesht të qëtësoheni”-u shpreh 29 vjeçarja.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com