Lajme

19 December 2018

Tayna dhe Ledri Vula publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “Aje”

Ashtu siç ishte paralajmëruar, reperët Tayna dhe Ledri Vula, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Aje” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip hop.
Kënga është punuar nga producenti Cricket, ndërsa për masteringun është kujdesur Lorenc Aliaj.

Tekstin e këngës e kanë shkruar vet Tayna dhe Ledri Vula.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja janë shfaqur mjaft me stil dhe performancë atraktive.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Tayna ka qenë një nga senzacionet e këtij viti, pasi debutoi në skenë me disa projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com