Lajme

06 June 2018

Tayna, reperja e re që bashkë me Don Phenom sollën hitin e momentit

Sensacioni i ri i hip hopit, Tayna, ka arritur të depërtojë në industrinë e muzikës duke korrur një sukses të madh me bashkëpunimin me Do Phenomin.

“Columbiana” titullohet kënga ritmike e cila për vetëm pesë ditë arriti një milion klikime.

Klipi i realizuar nga Imagine Films në muzikë të Cricket u prit shumë mirë.

Vet këngëtarja ka falënderuar të gjithë në rrjetin social Instagram ku edhe ka ripostuar videot e shumta të dërguara nga fansat. Tayna pritet të jetë sensacioni i ri i hip hopit shqiptar duke u konsideruar si rivale direkte e reperes tjetër, Rina Balaj nga On Records.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com