Lajme

10 January 2018

“The Ocial Charts Company”, tregon suksesin e rradhës për Rita Orën

||
0 Comment
|

“The Ocial Charts Company”, kompania e cila bën monitorimin e listave muzikore në botë, ka dalë me listën e javës së parë, për këngët më të shitura të vitit që sapo kemi hyrë.

Me dy vende në këtë top listë pozicionohet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ajo ka arritur që të renditen në vendin e tretë me “Anywhere”, dhe në atë të katërtin me duetin me Liam Payne, këngën “For You”. “Anywhere” ka arritur të shënojë 10 mijë e 703 shitje, ndërsa dueti “For You”, përkatësisht me nëntë mijë shitje.

Pjesë e listës janë edhe këngëtarët e njohur si Ed Sheeran, reperi Eminem dhe këngëtari Clean Bandit.

Këngëtarja Rita Ora vitin e kaluar pati një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor, i cili i solli shumë të ardhura, dhe i njëjti sukses po e përcjell edhe në ditët e para të vitit 2018.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com