Lajme

10 October 2019

“Dielli”, e kënga më e re e Tiri Gjocit, dedikim i dashurisë së shkuar

Tiri Gjoci është një këngëtar I njohur në muziken rock dhe pop rock, por kësaj here sic na kishte premtuar për prurjet e tij te reja ai vjen me një balade të titulluar “Dielli”, këngë të kompozuar nga vetë ai dhe orkestruar nga Enis Millaj. Sot i ftuar tek ”Sara Radio Show” në Mcn Radio dhe TvT Tiri, na rrëfeu shumë për këtë projekt të ri ndryshe nga të tjerat. Motivimi ishte një ëndërr në sirtar si dhe një frymëzim i dashurisë së shkuar të cilin e realizoi me shumë punë në Label-in e tij të ri V-entertainment.

 

 

Kënga e re “Dielli”, është realizuar me një videoklip që të nxit ta shohësh deri në fund, ishte e gjitha një ide dhe krijimtari nga vete Tiri. Gjithashtu pjesë e këtij projekti ishte orkestra e radio televizionit shqiptar të cilët me profesionalizmin e tyre bënë të mundur realizimin e këtij projekti të mrekullueshëm. Kenga është publikuar në 8 tetor dhe në kaq pak kohë klikimet ne youtube tregojnë plot 51,660 views.

 

Tiri Gjoci  vetëm 25 vjeç i rrituar me muzikë që nga mosha 14 vjecare po punon gjithnjë e më shumë për të qënë më pranë publikut me projektet e tij të reja pas susksesit të këngës “Dielli” frymezuar gjithnje nga fansat.

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com