Lajme

12 July 2018

Tom Hardy dhe bashkëshortja Charlotte Riley në pritje të fëmijës së dytë

Duket se Tom Hardy do të bëhet prind për herë të dytë me bashkëshorten e tij Charlotte Riley.

Aktori tashmë është baba i dy fëmijëve, por një e ka me bashkëshorten Charlotte.
Sipas Mail on Sunday, burimet kanë konfirmuar se çifti është i gatshëm që të zgjerojë familjen edhe më shumë.
Charlotte thuhet se fshehu barkun në një fustan solemn ku ishte përkrah Hardyt në një paraqitje të rrallë të çiftit në premierën e filmit “Swimming with Men”.

Charlotte dhe Tom janë njohur në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit ‘Wuthering Heights’. Aktori ka treguar në intervista që është i lumtur që ndan të njëjtin profesion me bashkëshorten pasi e kuptojnë mjaft mirë njëri-tjetrin dhe vështirësitë e punës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com