Lajme

01 June 2015

Top Fest 2015

||
0 Comment
|

Edhe një sukses i radhës i hitit ‘Shko’ që e sollën Ermali, Lumi B dhe Ledri u shpall kënga fituese e edicionit të sivjetmë të Top Festit.

Spektakli i mbrëmshëm u përshkua me emocione të shumta, performanca të zjarrta ku u prezentuan emra të njohur të skenës, duke bërë që publiku të këndojë dhe vallëzojë së bashku me ta.

Aslaidon me këngën “Vetëm do ia dal” ishte fitues i çmimit “Artist To Watch”, ndërsa çmimi “Kënga më e mirë Rock/Alternative” shkoi për Petrit Çarkaxhiun me këngën “Gegë & Toskë”.

Beatrix Ramosaj me këngën “Dhoma 609” ishte fituese e dy çmimeve, “Artistja më e mirë femër” dhe e çmimit të “’Top Albania Radio”.

Për t’u veçuar ishte edhe mbërritja me helikopter e reperit Noizy, i cili pasi performoi së bashku me Elgit Doda këngën “Vetëm ti je”, mori dy çmime “Most social artist”, si dhe “Best Hip Hop”.

 

Traditë e “Top Fest”, për vite me radhë, ka qenë dhe dhënia e një çmimi nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga banorët e ‘Big Brother Albania’. Ndryshe nga vitet e tjera, ky “Top Fest” i gjeti banorët brenda shtëpisë dhe nga aty, në një lidhje surprizë për ta, drejtpërsëdrejti ata u bënë pjesë e dhënies së çmimit “Kënga më e dëgjuar në My Music”. Ky çmim shkoi për Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula, të cilët ishin fitues edhe të çmimit “Best Male. Ndërkohë “Kënga më e mirë Pop” shkoi për Kastro Zizon.

 

Për të dhënë çmimin “Topestifundit” këtë herë në skenë u ngjit Lori Hoxha, producente e këtij festivali. Ky çmim shkoi për Eugent Bushpepan me këngën “Pranë finishit”. Ndërkohë, çmimin “Balada më e mirë” e mori Stenald Mehilli me “Flas me diellin”.

Grupi “Troja” me këngën “Demokraci” dhuroi një performancë” të veçantë, ndërsa meritoi çmimin “Best Video”.

Fantastikë në paraqitjen e tyre ishin edhe Elvana Gjata dhe Flori me superhitin, “Kuq e zi je ti”.

Në këtë mbrëmje u zbulua dhe enigma për të shumëpërfolurën e këtyre katër muajve, “Top Festi fundit”. Në të vërtetë është vetëm fillimi i “Top Awards, transmeton Top Channel.

 
764924c46e61bd34c4302cf53ec4131f_XL

|

Leave a Reply