Lajme

10 September 2017

Torta mijëra dollarëshe e ditëlindjes së Beyonce

Beyonce festoi ditëlindjen e saj të 36-të me një tortë të bërë fiks për një mbretëreshë.
Këngëtarja e Formation e kaloi ditëlindjen në koncertin e bashkëshortit të saj Jay-Z në Filadelfia, ku përveç urimeve të adhuruesve të shumtë, mori një tortë spektakolare disa katëshe.Lyer me çokollatë të zezë dhe e dekoruar me detaje ngjyrë ari, torta ishte porositur tek Cake Life Bake Shop, me qëllim që të përfaqësonte imazhin e Beyonce-s . Dyqani mori një porosi misterioze lidhur me një tortë të tillë. Shefes së kuzhinës nuk i është dashur shumë të zbulojë të vërtetën, pasi e kishte kuptuar se shpjegimi i çdo detaji të dekorimit vinte nga stafi i Bey. Adhuruese e këngëtares, pronarja e Cake Life Bake Shop është ndjerë mjaft e emocionuar për një përzgjedhje të tillë. Nëpërmjet një postimi në instagram ajo shkruan “Enkas për një Mbretëreshë…Shpresoj të ketë pëlqyer Torta në festën tënde!Iahte një nder të ishim pjesë e ditës tënde të madhe.Ëndrrat realizohen vërtetë”
përflitet se torta mund të ketë arritur vlerën e 3.500 $.

|

Leave a Reply