Lajme

07 February 2019

Travis Scott publikon videoklipin e këngës “Can’t Say”

Pak pas performancës së tij të zjarrtë në SuperBowl me Maroon 5, Travis Scott ka goditur me një videoklip të ri.

Projekti titullohet “Can’t Say” dhe është bashkëpunim me Don Toliver.
Regjia e Nathalie Canguilhem dhe në produksion të Saint Laurent, Travis Scott shfaqet tejet kreativ falë Anthony Vaccarellos.

“Can’t Say” është projekti i fundit nga albumi që theu rekorde i Travis Scott, “Astroworld”.
Reperi nga Houstoni pritet që të performojë edhe në Grammy të dielën, ku ai është i nominuar për tri çmime përfshirë Albumin më të mirë Rap, Këngën më të mirë Rap dhe Performancën më të mirë Rap.

Ai aktulisht është në pjesën e dytë të turneut “Astroworld: Wish you Were Here” që vazhdon përgjatë Amerikës së Veriut deri në maj.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com