Lajme

09 June 2018

Trejsi Sejdini: Kam besim që do të kualifikohem në 10 më të bukurat në Miss Universe në Amerikë

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë në edicionin e 68-të të Miss Universe. Bëhet fjalë për Trejsi Sejdinin, e cila ka qenë e ftuar në emisionin ‘Intervista Vip’ në Tema Tv, ku ka folur më shumë për këtë eksperiencë, emocionet para dhe pas fitores, pritshmëritë për përfaqësimin në Miss Universe në Amerikë, popullaritetin në rrjete sociale e të tjera. E pyetur nga Antoneta, bukuroshja ka treguar karakteristikat e mashkullit ideal për të, çfarë ajo vlerëson dhe çfarë nuk pëlqen tek djemtë.
Të gjithë e kemi ditur për pasionin e saj për modeling, ajo që nuk dinim ishte pasioni i Trejsit për muzikë, në veçanti për atë hip hop, ku siç është shprehur vetë ajo, ndoshta në një të ardhme mund ta shohim edhe si repere.
Këto e të tjera keni mundësi t’i ndiqni në videon e plotë të “Intervista VIP” për Tema TV dhe Revista Vip.

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com