Lajme

14 May 2018

Truproja i Kylie Jenner thyen heshtjen: Nuk jam unë babai i Stormit

Truproja i Kylie Jenner, Tim Chung, i ka hedhur poshtë thashethemet se ai është babai i vajzës së yllit televiziv. Prej disa ditësh u përhapën spekulime se pjesëtari i stafit të sigurimit të 20-vjeçares Kylie Jenner ishte babai biologjik i vajzës së porsalindur Stormi Webster.

Por pas heshtjes disaditore, Tim Chung ka hedhur poshtë thashethemet se ai është babai i vajzës së yllit televiziv. Ai ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram, ku numëron mbi 744 mijë ndjekës për t’i përgënjeshtruar raportimet në faqet rozë dhe mediat sociale.

“Unë jam person shumë privat dhe asnjëherë nuk do të reagoja ndaj thashethemeve dhe raportimeve që janë kaq pa lidhje dhe qesharake. Për shkak të respektit të madh ndaj Kyliet, Travisit, vajzës së tyre dhe familjeve të tyre, dua të qartësoj se marrëdhëniet e mia me Kylien dhe familjen e saj janë të kufizuara rigorozisht në aspektin profesional”, ka shkruar Tim.

Në postimin e tij, Tim, i cili është edhe pjesëtar i Departamentit të Policisë së Los Angelesit, ka sqaruar se ky është komenti i vetëm që do të bëjë në lidhje me këtë çështje.

My first and last comment.

Un post condiviso da TIM CHUNG (@timmm.c) in data:

What’s good?

Un post condiviso da TIM CHUNG (@timmm.c) in data:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com