Lajme

22 November 2017

Tuna rikthehet fuqishëm me setin e fundit fotografik

Këngëtarja Tuna Sejdiu këtë vit ka marrë dhuratën më të mirë që mund ti bëjë jeta, është bërë nënë për herë të parë dhe për këtë arsye ka qenë joaktive në muzikë. Por Tuna vazhdon të jetë aktive për publikun dhe fansat e saj në rrjetet sociale.

Shpeshherë, ajo vendosë të ndajë me ndjekësit imazhe nga përditshmëria e saj, veçanërisht foto me Tianin e vogël ose Patrisin, që janë dy meshkujt që plotësojnë jetën e saj.

Së fundmi, Tuna ka realizuar një set të ri fotografik ku ajo vjen më e kuruar se asnjëherë tjetër, duke shkëlqyer me pamjen e saj. Joshëse dhe e veshur me stil, Tuna edhe këtë radhë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Këto fotografi ajo i ka publikuar në rrjetin social Instagram dhe ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

powering up my swing ⛳️🏌🏼‍♀️

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

|

Leave a Reply