Lajme

16 April 2018

U mundua ta mbante të fshehur nga publiku, por kolegu ”e tradhëton” dhe zbulon si duket burri i Adelina Tahirit

Vetëm pak muaj më parë ajo do të pranonte në studion e ‘’Top Show’’ se ishte në një marrëdhënie, të cilën ishte munduar ta mbante larg vëmendjes së publikut dhe mediave. Kaq do të mjaftonte që të gjithë të pyesnin se kush ishte mashkulli që i kishte vjedhur zemrën Adelina Tahirit, ndonëse të gjitha indikacionet të çonin tek avokati i njohur maqedonas, 50-vjeçari Serjoza Markov. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe këngëtarja do të pranonte nëpërmjet një fotografie në Instagram se tashmë statusi i saj kishte ndryshuar. Ajo ishte zyrtarisht e martuar, por njëlloj si më parë nuk do të publikonte asnjë foto të bashkëshortit, përpos disa detajeve si duart apo shpatullat e tij gjatë shkrepjeve të rralla. Çifti, i cili prej pak kohësh po jetojnë në një apartament super luksoz do të bëhen së shpejti prindër të një djali që pritet të lindë gjatë muajit korrik. Sigurisht që mami Adelina është shumë e entuziasmuar për këtë fazë të re në jetën e saj dhe këtë e ka shprehur vazhdimisht në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotografitë e ndryshme gjatë blerjeve të çmendura për vogëlushin. Mirëpo, si gjithmonë Serjoza nuk është i pranishëm. Megjithatë një foto e publikuar në profilin në Instagram të këngëtarit Bertan Asllani ka zbuluar se si duket ai. Në foto Adelina shfaqet pa asnjë pikë grimi, e veshur thjesht dhe Markov i veshur me tuta sportive, larg kostumit që e shihnit gjithmonë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com