Lajme

16 June 2019

U ndave para se të vinte vera? Zbulohet arsyeja dhe faji nuk je ti!

Sa herë që vjen vera ai të lë, ose pak para se vera të jetë futur zyrtarisht. Ndodh e njejta situata çdo vit, por të dashura goca e keni menduar ndonjëherë pse ndodh? Ju a themi ne!

Pa i vrarë ndërgjegja shumë meshkuj e femra heqin dorë nga partnerët e tyre dheeee, kjo për shkak se duan të shijojnë muajt e verës të lirë, ndryshe nga dimri kur njerzit lidhen për të kaluar të ftohtin dhe depresionin, vetminë që i ftohti sjell.

Ekspertët thonë se: duke qenë se në pjesën më të madhe të ditës ka diell, truri prodhon më pak melatonin dhe më shumë serotonin, hormoni përgjegjës për lumturinë. Kjo bën që njerëzit të mos e ndjejnë nevojën që dikush të jetë gjithmonë pranë tyre për të ndjerë siguri dhe lumturi.

Ekspertët shtojnë se kjo u ndodh personave të dobët në karakter ndryshe sot nuk do të kishim çifte prej vitesh e dekadash.

Epo boll, boll e vratë mendjen. Ai/ajo të shkojnë atje ku nuk thuhet për shkak të edukatës familiare. Dimri vjen shpejt dhe mos t’ju vijë aspak çudi kur të merrni sms nga ai/ajo për ribashkim, e çfarë ndodh atëherë? Ju e keni vetë në dorë t’i çoni sërish atje ku nuk thuhet për shkak të edukatëa familiare.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com