Lajme

03 December 2018

U përfol se ishte i sëmurë por ja si qëndron e vërteta rreth gjendjes shëndetësore të Flori Mumajesit

Prej disa muajsh Flori Mumajesi kishte munguar jo vetëm me produksionet e tij muzikore por edhe me postimet e tij në rrjetet sociale. Së fundmi, ai u rikthye jo vetëm me një produksion muzikor por me dy të tilla sepse ditën e djeshme ai ka publikuar edhe këngën e tij pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”. Ajo titullohet “ Plas” dhe menjëherë ka fituar zemrat e publikut.

Ditën e djeshme, Flori ka sqaruar edhe lajmet që qarkulluan kohët e fundit se mungesa e tij lidhej me problemet shëndetsore që këngëtari ishte duke kaluar. Këngëtari e hodhi poshtë thashethemin duke thënë se është shëndoshë e mire dhe nuk vuan nga asgjë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com