Lajme

03 April 2017

U ribashkuan më në fund

Blac Chyna dhe Rob Kardashian duket se janë rikthyer sërish bashkë pasi i dhanë fund fejesës së tyre në muajin shkurt.

Në disa video të publikuara ditën e shtunë në “Snapchat”, çifti është parë teksa puthet.

Ish-striptisja 28-vjeçe ka publikuar një video ku shihej duke kënduar këngën “Humble” të Kendrick Lemar ndërsa Rob e përqafonte nga pas.

Ndërkohë një burim ka thënë për “People” se Blac dhe Rob kishin nevojë të qëndronin të ndarë për pak kohë. Tani që gjërat janë qartësuar, ata janë rikthyer sërish dhe bashkë me vajzën 4-muajshe Dream janë një familje shumë e lumtur

|

Leave a Reply