Lajme

20 August 2018

U shfaq në kopertinën e Harper’s Baazar Singapore, vajzën e madhe e Michael Jackson e quajnë hipokrite

Paris Jackson ka kërkuar falje fansave që u shfaq në kopertinën e Harper’s Bazaar Singapore.

Kjo për shkak se modelja u kritikua se është shfaqur në kopertinën e një shteti ku homoseksualiteti është i paligjshëm.

Vajza e Michael Jackson u konsiderua hipokrite.

Por Paris e hoqi postimin duke thënë: “Unë s’dua të jem hipokrite apo të lëndoj dikë.”

Muajin e kaluar ajo u konfirmoi fansave të saj se ishte biseksuale.

Por shfaqja e 20-vjeçares në revistën e shtatorit të Harper’s Bazaar në Singapore, bëri që Paris të konsiderohej hipokrite nga një redaktor i Gay Star News.

Jamie Tabberer thekson se homoseksualiteti në Singapor është ende i paligjshëm dhe i dënueshëm deri në dy vjet burg.

Ai gjithashtu mori në konsideratë faktin se Jackson nuk u shfaq për të adresuar këtë problem në intervistën e saj me revistën.

“Si anëtare e komunitetit LGBT, vendimi i saj është edhe më zhgënjyes,”-shkroi Tabberer.

Paris iu përgjigj duke thënë se ishte “mirënjohëse” për mundësinë që iu dha për të dalë në kopertinë, por se nuk ishte në dijeni për të drejtat e homoseksualëve në vend.

Ajo shtoi se mbështetja e saj për komunitetin e LGBTQ + vjen para dashurisë së saj për modën.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com