Lajme

19 April 2019

Ultimatum nga “Ministria e Kulturës”: Duhet t’a shihni patjetër klipin e ri të Cardi B!

Ndërkohë që shumica e klipeve në vend realizohen në bregdetin e Durrësit apo Jalës, club-e apo në hotele luksoze e vila me qira, andej nga Amerika bëhet nami!

“Clout” është prodhimi më i ri muzikos nga reperja e cila influecoi muzikën ndërkombëtare, Carbi B në bashkëpunim me Offset, i cili është edhe bashkëshorti i Cardi B, marrëdhënie nga e cila kanë edhe një vajzë.

Një këngë që me dëshirë të çon në Ibiza e një klip ku mbizotëron ngjyra karateristike e limonit, kjo këngë ende pa mbushur 24 orë arriti të marrë më shumë se 13 milionë klikime në kanalin e “YouTube”.

Cardi B edhe këtë herë nuk i la pas lëvizjet provokuese si striptiste që për hir të së vërtetës i shkojnë shumë 🤓.

Të dredhurit e të pasmeve bombastike, gjuha jashtë dhe shikimi si një mace me gjuhë të gjatë e bëjnë këngën e re të Cardi B të jetë kaq HOT!

 

 

Nuk kemi çfarë flasim më shumë, dëgjoni dhe shijoni “Clout” të cilën këto kohë do e dëgjoni kudo!

Realizoi Ronaldo Sharka për MCN Radio Albania!

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com