Lajme

12 October 2018

Usher rikthehet me albumin “A”

Vetëm pak kohë pasi konfirmoi se po vjen me projektin e ri, Usher ka lançuar albumin.

“A” titullohet albumi dhe është projekti i parë në dy vite, e veterani i muzikës RnB bën homazh për vendlindjen e tij Atlantan duke bashkëpunuar me Zaytoven, arkitektin e rrymës muzikore trap .
Bashkë me konfirmimin e publikimit të albumit, Usher shpërndau edhe ‘trailerin’ e xhiruar në disa lokacione.

Albumi është në dispozicion për t’u dëgjuar në Spotify.

Usher konsiderohet një prej emrave më të mëdhenj të muzikës RnB që njeh historia.

Pas Michael Jakcson, ai konsiderohet ylli që ndryshoi muzikën moderne.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com