Lajme

12 June 2019

Vajza e prekur nga autizmi konkurron për Miss

Rachel Barcellona tregoi për CNN se i kishin thënë që kurrë nuk do të mund të diplomohej apo të kishte miq të mirë.

Sipas saj, të afërmit i thonin se gjëra jo të këndshme do t’i vinin në jetë, për shkak se vuante nga autizmi.

Mirëpo, gjatë këtij muaji vajza 22 vjeçare arriti të bëjë histori, duke marrë pjesë në Miss Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rachel tha se nëna e saj, një infermiere, ishte shtysë për të që të ecte përpara.

Ajo ka marrë pjesë në konkurse që kur ishte 5 vjeç dhe tani aspiron më shumë.

Barcellona është këngëtare, avokate e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe një model për fëmijët në punën e saj Glazer Children’s Museum në Tampa.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com