Lajme

10 August 2018

Vajza e saj e madhe e pyeti pse është kaq e famshme, ja përgjigja që i dha Kim

Gjatë një interviste në emisionin “Big Boys”, Kim Kardashian tha se vajza e saj North e ka pyetur për faktin që është kaq e famshme dhe e ka vënë vërtet në pozitë.

“[Ajo tha] ‘Mami, pse je e famshme?’” “Oh … në rregull, unë duhet të ta shpjegoj këtë. I thashë: Ne kemi një shfaqje televizive. Dhe ajo tha ‘Oh, ok”.

Përgjigjja e vërtetë, natyrisht, është videoja e seksit që u publikua vite më parë, por një 5-vjeçare nuk ka përse ta dijë këtë.

Pasi videoja famëkeqë e ish-it Ray J e katapultoi Kim-in në qendër të vëmendjes, ajo është bërë një yll televiziv i një reality show, një biznesmene në industrinë e bukurisë.

Pra, edhe pse ajo video seksi është arsyeja përse Kim është tani një nga femrat më të famshme të planetit, ajo gjithashtu ka shumë gjëra të tjera që po ndodhin dhe që janë më të përshtatshme për t’ua treguar fëmijëve të saj.
Kim ka thënë në të kaluarën se videoja është keqardhja e saj më e madhe në jetë, pavarësisht faktit që ajo e ka bërë të famshme.

#PressPlay: Whew Chile 👀 via: @real923la

Un post condiviso da The Shade Room (@theshaderoom) in data:

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com