Lajme

24 March 2019

Valdrin Sahiti zbulon sa para fiton Elvana për një koncert

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Valdrin Sahiti zbuloi shumë jo vetëm për veten, por edhe për personazhet e njohur të ekranit të cilave ai u kuron imazhin. Një ndër to është edhe Elvana Gjata e cila prej vitesh bashkëpunon me Valdrinin. Teksa fliste për Elvanën, stilisti zbuloi se këngëtarja merr 20 mijë euro për një koncert.

 

“Elvana është shumë e përqëndruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar më kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës.

 

Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë. Të paktën një çantë Louis Vuitton bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen etj”, tregoi Valdrini.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com