Lajme

08 February 2018

Valon Shehu tregon problemin që ka me lidhjet, ja arsyeja e ndarjes nga Arbëresha

Në intervistën e radhës për Revistën VIP dhe MCN Radio i ftuar ka qenë Valon Shehu. Këngëtari i talentuar nga Kosova tregoi ndër të tjera që është single. Arsyeja sipas tij është që të dashurat i kthehen shumë shpejt në shoqe dhe zbehet pasioni mes tyre. Për këtë arsye lidhjet e fundit kanë qenë shumë të shkurtëra. Kjo në fakt ka qenë edhe arsyeja e përfundimit të marrëdhënies së tij me Arbëreshën, një lidhje që zgjati plot 6 vite e që u bë e njohur për publikun pas prezantimit të Arbëreshës në një talent show muzikor. “Nuk po shtyhej më vitet e fundit…”-u shpreh Valoni për lidhjen që siç ai tregon, nisi në një moshë shumë të re dhe avancoi më shumë seç duhet. Për më shumë ndiqni videot më poshtë të shkëputura nga intervista e plotë.

|

Leave a Reply