Lajme

05 December 2018

Vesa Luma paralajmëron projektin e ri

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka ca muaj që është rikthyer në Prishtinë nga Zelanda e Re.

Ajo është duke u çmallur me familjarët dhe shoqërinë e saj, gjersa fansat kanë mundësinë ta dëgjojnë atë në radion në të cilën drejton një emision muzikor.
Vesa po ashtu është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo i prezantoi fansat me ndryshimin e saj drastik, ku nga një bjonde e zakonshme, i kishte lyer flokët e saj në ngjyrën rozë.
Kështu këngëtarja nga Prishtina ka marrë një pamje vërtet tërheqëse, e ndërsa në postimin e fundit të bërë në Instagram, ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me diçka të re.

“Diçka shumë e mirë është duke ardhur së shpejti”, ka shkruar këngëtarja Luma në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com