Lajme

05 November 2018

Veshja e Bebe Rexha në tapetin e kuq të “MTV EMA” një nga më pak të pëlqyerat

Mbrëmë është mbajtur ngjarja vjetore e muzikës për Evropë, e njohur si “MTV EMA”.

Shumë yje parakaluan në qilimin e kuq, ku u duartrokiten për look-un e tyre, por kishte prej atyre që morën  komente negative.

Një prej tyre që sipas “The Sun” kishte gabuar me veshjen ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Ajo së bashku me aktoren amerikane, Lindsay Lohan kanë rënë në sy të kritikëve të modës për përzgjedhjen që kishin bërë në lidhje me këtë mbrëmje.

Këngëtarja jonë kishte veshur një fustan në ngjyrë të metalikut të markës Moschino, të cilën e kishte kombinuar me rrip të ndezur gjersa kishte si aksesor një gjerdan që nuk shkonte me dukjen e saj. Gjithashtu kishte të veshur edhe çizme të zeza që i mbulonte këmbët seksi të 27-vjeçares.

Po të njëjtën formë pothuajse ishte veshur edhe Lohan, por që i mungonin gjerdani dhe çizmet e thella.

 

 \

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com