Lajme

17 July 2017

Victoria Beckam në konflikt me kompaninë e njohur automobilistike

Victoria Beckham është një stiliste mode tepër e vlerësuar dhe e di si t’i bëjë gjërat të pëlqyera. Por, drejtori i dizajnit të “Land Rover”, Gerry McGovern kritikoi Victorian se e ka ekzagjeruar rolin e saj në projektimin e modelit të ri të kompanisë, një “VB Evoque”.

Duke folur në promovim, Victoria tha: “Kam projektuar makinën që dua të ngas, që mendoj se David dëshiron të drejtojë”. Por Gerry e kundërshtoi: “Nuk e ka projektuar ajo. Për të qenë një dizajnues makinash duhen vite punë.
Sipas McGovern, gjatë prezantimit të makinës në Kinë, Victoria u shpreh “Kur projektova këtë makinë”, ndërsa Gerry e ndërpreu duke thënë se nuk ishte e drejtë ajo që afirmoi, për të marrë përgjigjen “ S’po e kuptoja ç’po thosha”.

Sipas “Mirror”, Victoria nuk e pranon që të jetë hequr si dizajnuesja e makinës, sepse sipas saj do të ishte fyerje për inxhinierët automobilistikë.

Për McGovern, ajo ka skicuar një pjesë të brendshme të makinës dhe se pas kësaj eksperience nuk ka ndër mend të punojë më me të. Ndërsa për kompaninë, projekti është realizuar nga të dyja palët, një sukses i madh kreativ në të gjithë botën, dhe se Beckham mbetet një pjesë e rëndësishme e familjes “Land Rover”.

|

Leave a Reply