Lajme

22 October 2018

Victoria Beckham duket se i ka përjetuar mjaft keq fjalët që David Beckham tha në lidhje me martesën e tyre

Para pak ditësh David Beckham dha një intervistë për The Sunday Project, ku mes të tjerash foli për martesën me Victoria-n dhe për fëmijët.“Të jesh i martuar për një kohë të gjatë nuk është e thjeshtë. Martesa është gjithmonë një punë e vështirë. Fëmijët duan kohën e tyre dhe e meritojnë. Po ashtu, përballesh me situata të vështira si të qenit larg njëri-tjetrit. Duhet ta bësh të funksionojë”, -është shprehur David. Por, me sa duket Victoria-s nuk i ka pëlqyer aspak kjo deklaratë, madje e ka quajtur turpëruese.

Një burim për The Sun ka treguar se stilistja ka qarë për dy ditë pas kësaj deklarate të bashkëshortit të saj dhe për faktin se ai e përshkruante martesën me të si “punë e vështirë”. 44-vjeçarja është ndjerë në siklet dhe e shkatërruar nga këto fjalë dhe nga mungesa e ndjeshmërisë së ish-futbollistit, saqë dy ditë më vonë iu drejtua një qendre gjermane të specializuar për balancim emocional. Ajo ka publikuar edhe foto duke u shprehur se po kalonte një eksperiencë të bukur në qendrën e mirëqenies ku ndodhej.

 

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com