Lajme

13 February 2019

Victoria Beckham ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve në koleksionet e saj!

Victoria ndoqi gjurmët e markave të mëdha përfshirë Chanel dhe Vivienne Westwood duke ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në koleksionet e saj!

Linja e Beckham nuk kanë përdorur kurrë gëzofin e kafshëve, por premtimi i saj i fundit nënkupton se veshjet dhe aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave do ndërpritet që nga vjeshta e viti 2019.

“Victoria Beckham nuk do përdorë kurrë lëkurë të kafshëve ekzotike në koleksionin AW19. Kjo markë kurrë nuk ka përdorur gëzofin e kafshëve në koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve,”-tha marka e Beckham në një intervistë për WWD.

Vendimi u përshëndet nga grupi i të drejtave të kafshëve PETA, që ka bërë fushatë kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com