Lajme

21 April 2017

Victoria Beckham nderohet nga Princi William

|
By
|
0 Comment
|

Victoria Beckham ka marrë titull nderi nga Princi William për shërbimin që ka bërë në industrinë e modës. Victoria, e cila ishte e shoqëruar nga prindërit dhe bashkëshorti i saj, David është nderuar për karrierën e saj 17-vjecare.
“Është një kënaqësi e madhe të jem në Buckingham Palace. Jam krenare që jam angleze, e nderuar dhe e përulur për të marrë një OBE nga Duka i Kembrixhit. Nëse keni ëndrra të mëdha dhe punoni shumë, ju mund të bëni gjëra të mahnitshme. Jam shumë e lumtur që e ndaj këtë rast të vecantë me prindërit dhe bashkëshortin tim. Pa dashurinë dhe mbështetjen e tyre, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur,” – ka thënë 43-vjecarja.
Nuk është hera e parë që familja e tyre merr këtë titull, pasi David Beckham, ish-kapiteni i skuadrës angleze mori një ‘OBE’ në 2003.

|

Leave a Reply