Lajme

19 June 2018

Victoria Beckham si asnjëherë më parë shfaqet me një stil me ngjyra dhe e qeshur

Victoria Beckham është cilësuar me të drejtë si mbretëresha e veshjeve në ngjyrë të errët pasi në çdo dalje publike ajo nuk “tradhëton” këtë ngjyrë.

Prandaj ishte një surprizë fakti që stilistja u fotografua për herë të parë në rrugët e New York-ut me një veshje me ngjyra. Stilistja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të gjatë me shirita ngjyrë rozë dhe xhaketë të kombinuar me shirita, blu dhe të verdha.

Madje edhe këpucët me taka që Victoria mbante veshur, ishin ngjyrë jeshile dhe në disa foto victoria shihet duke qeshur.

“Më pëlqejnë veshjet në ngjyrën e zezë, por shumë njerëz më thonë se duhet të vesh edhe veshje të ngjyrave të tjera. Mendoja se ngjyra e zezë ishte perfekte, por tani jam e lumtur që eksperimentoj edhe me ngjyrat. Kur shikoj foto kur shfaqem e veshur me ngjyra, më pëlqen.”- është shprehur Beckham.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com