Lajme

18 June 2017

Vijnë në jetë binjakët më të përfolur të momentit

Familja e Beyonce dhe Jay Z i kanë uruar mirëseardhjen dy binjakëve të çiftit të njohur. Ky është kryelajmi i mediave botërore, të cilat janë shprehur se Beyonce dhe reperi i njour janë bërë prindër për herë të dytë.
Sipas Daily Mail çifti i ka mikëpritur dy fëmijët të hënën ose të martën në mëngjes, por gjithçka është mbajtur në fshehtësi. Edhe pse e kanë mbajtur të fshehtë për publikun, ata e kanë ndarë lajmin e bukur me të afërmit dhe miqtë e ngushtë. Burime nga Daily Mail bëjnë të ditur se Beyonce i ka lindur binjakët në një qendër mjekësore, aty ku është parë edhe motra e saj Solange. Një femër e paidentifikuar është parë gjithashtu të hyjë në qendrën mjekësore me dy tullumbaca në duar, njëri blu, tjetri rozë dhe kjo ka hedhur dyshimet se Beyonce ka lindur një djalë dhe një vajzë. Një burim tjetër nga Hollywood Life tha se trupërojat e Beyonces janë parë të çojnë dy mbajtëse bebesh në spital. Lajmin e ka bërë të ditur edhe një fanse e cila shkruajti në Twitter: “Një mikesha e mikes sime që punon në spital më tha se Beyonce lindi djalë dhe vajzë”. Edhe revista People ka shkruar për ardhjen në jetë të binjakëve më të përfolur të momentit, por shumë pak detaje janë shfaqur.

|

Leave a Reply